Google ADS

Cristiano Ronaldo pret një vit të vështirë për Lionel Messin

20:25 | 7 Shtator 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është në pritje të një viti shumë të vështirë për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Real Madridi ishte shumë më i mirë se rivali i tyre në La Liga gjatë merkatos verore të transferimeve këtë verë, transmeton portali arbresh.info. Derisa Barcelona përpiqej për të nënshkruar me yjet si Philippe Coutinho dhe Angel Di Maria pas largimit të Neymarit te Paris Saint Germaini, Real Madridi kryente pazare me lehtësi.

Skuadra e Zinedine Zidanes duket favorit për të marrë sërish kurorën e Spanjës, megjithëse deri tani këtë sezon ata kanë siguruar Superkupën e Spanjës dhe Evropës.

Superyllin Lionel Messi e pret një sezon i vështirë në La Liga
Superyllin Lionel Messi e pret një sezon i vështirë në La Liga

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Cristiano Ronaldo pret që gjendja e vështirë në të cilën është Barcelona të ndikojë në performancat e Lionel Messit, i cili mësohet se është i frustruar me gjigantin katalunas.

Të dy lojtarët kanë luftuar gjatë për çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit duke ndarë Topin e Artë ndërmjet vete për çdo vit qysh pas legjendës së AC Milanit, Kakas, i cili e fitoi i fundit në vitin 2007.

Sipas gazetës së lartpërmendur, Ronaldo beson që mungesa e shkëlqimit të Barcelonës do të thotë nga ana tjetër që shanset më të mira për trofe dhe çmime individuale të Messit janë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Por ylli Real Madridit beson gjithashtu se nuk ka asgjë për të vërtetuar këtë vit. Ai tashmë ka fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë vitin e kaluar dhe shanset e tij për sukses me Real Madridin janë më të mëdha se të kundërshtarit të tij në Barcelonë./arbresh.info/

Të ngjashme