Google ADS

Cristiano Ronaldo pranon pagën prej 500 mijë funta në javë

09:02 | 5 Korrik 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka pranuar një pagë prej 500 mijë funtave në javë te Juventusi derisa transferimi i tij nga Real Madridi po zhvillohet.

Superylli portugez më në fund është i gatshëm që të largohet nga Bernabeu për 100 milionë euro, pas nëntë viteve në klub, transmeton portali arbresh.info.Dhe, gjiganti italian është i gatshëm për të paguar shifrën madhore për të siguruar shërbimet e lojtarit që ka shënuar një nga golat më të bukura të Ligës së Kampionëve kundër tyre sezonin e kaluar.

Bazuar në ‘AS’, 33-vjeçari dëshiron të luaj deri të mbush 41 vite dhe do të finalizoj edhe tetë sezone të tjera në futboll.

Ëndrra e tij ishte që të pensionohet në Real Madrid, por tani kjo duhet se është shuar dhe lojtari është duke kërkuar largimin nga klubi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme