Cristiano Ronaldo poston foton e parë me binjakët e sapolindur

21:21 | 29 Qershor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka postuar foton e parë me binjakët e sapolindur nga një nënë surrogate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ylli i Real Madridit është bërë tani prind i tre fëmijëve pas largimit nga Kupa e Konfederatave nga Portugalia, shkruan portali arbresh.info.

“Jam shumë i lumtur që përfundimisht jam në gjendje të jem me fëmijët e mijë për herë të parë”, ka shkruar sulmuesi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Binjakët tani i bashkohen djalit shtatë vjeçar Cristiano Ronaldo Jr./arbresh.info

sport-preview-cristiano-ronaldo10

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme