Cristiano Ronaldo po largohet nga Real Madridi?

11:59 | 22 Nëntor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo duket se do t’i jap fund kohës së tij në Bernabeu.

Ylli i Real Madridit ka postuar një foto të çuditshme në rrjetin social Facebook duke lënë të kuptohet se po lagohet nga kampioni i Spanjës dhe Evropës, shkruan portali arbresh.info.

32-vjeçari ka pasur probleme të shumta këtë edicion dhe raportet nga mediat spanjolle pretendojnë se zhveshtorja tashmë nuk është nën drejtimin e tij.

Pas incidentit me kapitenin Serigo Ramos, një përçarje ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Iscos besohet se ka ndodhur së fundmi dhe ylli i ‘Los Blancos’ nuk dëshiron të jetë më në skuadër me reprezentuesin spanjoll.

Pavarësisht formës së shkëlqyer në Ligë të Kampionëve, ish ylli i Manchester United ka realizuar vetëm një gol këtë edicion në La Liga.

MLS, Super Liga e Kinës, Paris Saint Germain ose rikthimi te “Djajtë e Kuq” mund të jenë disa nga opsionet e mundshme për fituesin e katërfishtë të Topit të Artë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/Cristiano/photos/a.10151985306187164.1073741843.81221197163/10155981136512164/?type=3

Të ngjashme