Cristiano Ronaldos nuk i ndahen telashet as në shtëpinë e tij në ishullin e Madeiras.
CR7 ndodhet i izoluar në vendlindje pas rasteve me Coronavirus te futbollistët e Serisë A, veçanërisht pas daljes pozitiv të Ruganit, por edhe në Madeira nuk e lënë rehat forcat natyrore.
Mësohet se në këtë ishull janë regjistruar lëkundje të forta sizmike, në orën 10:00, me epiqendër 49 km larg kryeqëndrës Funchal.
Forca e lëkundjeve ka qenë me magnitudë 3.5 ballë, por nuk janë shkaktuar dëme, veçse frikë nga dridhjet e tokës.
Në këto ditë të emergjencës së Coronavirusit, CR7 ndodhet në Madeira për t’i qëndruar pranë nënës së tij, që pësoi goditje në tru më 3 mars.
Gjendja e Maria Dolores është në përmirësim të vazhdueshëm, sikurse njoftojnë mediet luzitane, e së shpejt do të dalë në spitali.
Ronaldo me shokë do të jenë të lirë edhe për shume ditë, pasi kampionatet janë shtyre deri në prill.
Në gjithë botën deri më tani, mbi 160.000 mijë persona janë infektuar, ndërsa mbi 6 mijë kanë vdekur.
Pas Italisë, është prekur më së shumti Spanja me afër 300 persona të vdekur dhe mbi 7 mijë të infektuar, ndërsa virusi vdekjeprurës ka arritur edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Në Shqipëri deri më tani janë regjistruar mbi 40 raste, kurse në Kosovë zyrtarisht deri më tani janë konfirmuar 9 raste të prekur me COVID-19.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...