Cristiano Ronaldo përqesh krahasimet me Mo Salahn para finales

09:33 | 24 Maj 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo insiston se ai thjeshtë nuk mund të krahasohet me Mohamed Salahn para finales të së shtunës në Ligë të Kampionëve.

Reprezentuesi egjiptian ka shijuar sezonin e tij të parë në Anfield duke shënuar 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve para finales së Liverpoolit në Kiev, transmeton portali arbresh.info. Ndërkohë, Ronaldo përmbysi fillimin e tij të dobët të këtij edicioni duke dërguar skuadrën e Zinedine Zidanes në prag të trofeut të tretë radhazi në Ligë të Kampionëve.32-vjeçari pranoi se ka qenë i impresionuar me arritjet e Salahs që nga largimi i tij nga Roma për transferim te Liverpooli verën e kaluar, por beson se ai nuk mund të krahasohet ende me të.

“Jo me të vërtetë”, ka thënë Ronaldo kur është pyetur nëse sheh ndonjë ngjashmëri mes tij dhe Salahs.

“Ai është komplet ndryshe. Ai luan në krahun e majtë, unë luaj në krahun e djathtë. Unë jam i gjatë, ai është pak i shkurtër, unë luaj me kokë”

“Ne jemi plotësisht ndryshe. Njerëzit dëshirojnë të më krahasojnë mua me lojtarët e tjerë, por unë jam ndryshe nga të gjithë”

“Salah është ndryshe, por më duhet të them se ai ka pasur një sezon fantastik në Ligë të Kampionëve dhe një sezon fantastik në ligë, por sa i përket të shtunës, do të shohim”

Finalja e së shtunës në Ligë të Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Të ngjashme