Juventusi do të përballet me Manchester United në UEFA Ligë të Kampionëve këtë mesjavë dhe Cristiano Ronaldo ka bërë një paraqitje të rrallë në media para ndeshjes, megjithëse ai refuzoi të flas për krizën te ish klubi i tij – Real Madridi.
Por, ai foli për akuzat për përdhunim ndaj tij si dhe ndeshjen që shënon rikthimin e tij në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk dua ta krahasoj Real Madridin me Juventusin, ato janë dy skuadra të pabesueshme dhe fantastike”, ka thënë ai fillimisht në konferencën për shtyp kur është pyetur rreth rezultateve të dobëta të ‘Los Blancos’ në mungesë të tij.
“Jam i lumtur që jam pjesë e një skuadre të mrekullueshme si Juventusi dhe është një kapitull i ri në jetën time pas Manchester United dhe Real Madridit”
“Kjo nuk është koha e duhur në të vërtetë për të më pyetur rreth Real Madridit”
“Nuk është më për mua që të flas rreth Real Madridit”
Në fillim të kësaj dite, Isco kishte thënë se Real Madridi nuk mund të vuaj për dikë që nuk ka dashur të jetë më në klub, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo më duket korrekte mua”, është përgjigjur ai ndaj komenteve të mesfushorit spanjoll.
Një tjetër temë e diskutuar nga Ronaldo ishte akuzat që janë bërë kundër tij rreth përdhunimit të modeles amerikane Kathryn Mayorga.
“Ne kemi dhënë deklaratë dy javë më parë”, ka thënë ai. “Sigurisht, nuk do t’iu gënjejë rreth kësaj situate”
“Avokatët e mi kanë besim dhe unë kam po ashtu. E vërteta gjithmonë vjen e para”
“E di që unë jam një shembull 100 për qind si në fushë ashtu edhe jashtë saj”
“Unë gjithmonë buzëqeshi, jam i bekuar, luaj në një klub fantastik, kam një familje fantastike, jam i shëndetshëm dhe kam gjithçka”
“Pjesa tjetër nuk ka ndikim tek unë”
Takimi mes Manchester United dhe Juventusit zhvillohet të martën nga ora 21:00./arbresh.info/
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem