Google ADS

Cristiano Ronaldo nuk është më lojtari më i vlefshëm në Bernabeu

23:51 | 12 Janar 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo nuk është lojtari më i vlefshëm në Real Madridi, por kush është para tij?

Cristiano Ronaldo ka qenë një mbret i padiskutueshëm në Real Madrid qysh pas transferimit në Bernabeu në vitin 2009, por regjimi i tij si lojtari më i vlefshëm duket se ka përfunduar, transmeton portali arbresh.info.

32-vjeçarit i ka rënë vlera gjatë viteve dhe tani njëri nga bashkëlojtarët e tij e ka tejkaluar atë, të paktën kështu thotë një studim nga ‘CIES Football Observatory’.

‘Los Blancos’ kanë një numër të madh talentësh në skuadër, por mosha sigurisht ka filluar t’i shkaktoj probleme në vlerën e tyre.

Më poshtë keni pesë lojtarët më të vlefshëm të Real Madridit nga studimi që është bërë për 100 lojtarët më të vlefshëm në top pesë ligat më të mëdha në Evropë./arbresh.info/

5. Marco Asensio – 45.4 milionë funta
4. Casemiro – 55.5 milionë funta
3. Toni Kroos – 67.38 milionë funta
2. Cristiano Ronaldo – 71.3 milionë funta
1. Isco – 75.7 milionë funta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme