Cristiano Ronaldo nuk e ndjek më Real Madridin në Instagram

12:50 | 3 Gusht 2018
Arbresh Info

Juventusi siguroi në formë befasuese nënshkrimin me Cristiano Ronaldon dhe sulmuesi portugez tashmë ka filluar të tërhiqet edhe plotësisht nga Real Madridi pas nëntë viteve në kryeqytetin spanjoll.

Ai e ka nisur këtë duke ndjekur bashkëlojtarët e tij të rinj në Instagram, ndërkohë që bartësi i fanellës me numër 7 ka vendosur për të mos e ndjekur (unfollow) më Real Madridin në rrjetin social, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, sulmuesi vazhdon të ketë në listën e ndjekësve (followers) ish bashkëlojtarët e tij te skuadra në Santiago Beranbeu.

Po ashtu, Ronaldo është duke ndjekur edhe ish trajnerët si Carlo Ancelotti dhe Zinedine Zidane.

33-vjeçari ka nisur stërvitjet te Juventusi në fillim të javës, por nuk pritet të luaj në ndeshjen kundër ish skuadrës së tij këtë vikend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme