Cristiano Ronaldo nuk e ka votuar kurrë Lionel Messin

19:32 | 24 Shtator 2019
Arbresh Info

Zbulimi i votimeve në ceremoninë “The Best” të FIFA-s i dha dritë gjithashtu edhe perceptimeve të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për njëri-tjetrin.

Messi, i cili fitoi çmimin Lojtari më i Mirë i Vitt, votoi për Ronaldon por sulmuesi portugez nuk ia ktheu nderin, transmeton portali arbresh.info.

Në vend të tij, Ronaldo zgjodhi t’i ndante votat për Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong dhe Kylian Mbappe.

Messi zgjodhi të parin Sadio Manen, Ronaldon të dytin dhe De Jongun të tretin.

Por, çfarë mësojmë ne nga kjo?

Është e qartë se Ronaldo nuk i ndihmoi rivalit të tij kryesor për të fituar çmimin.

Messi kishte në listë sulmuesin e Juventusit, por nuk dha ndonjë vot për Virgil van Dijk.

Ndoshta ai nuk ka pasur frikë që Ronaldo do të fitoj çmimin.

Sidoqoftë, kjo shënon vitin e dytë radhazi që Messi ka zgjedhur për të votuar Ronaldon në ndarjen e çmimeve “The Best”, transmeton portali arbresh.info.

Por, ylli portugez nuk ka votuar asnjëherë për Messin në ndonjë ceremoni për ndarjen e çmimeve. Që nga Topi i Artë 2012, Ronaldo ka injoruar Messin në çdo mundësi:


Votat nga Cristiano Ronaldo

Topi i Artë:

  • 2010: Xavi, Casillas, Sneijder
  • 2011: Nuk ka votuar
  • 2012: Nuk ka votuar
  • 2013: Falcao, Bale, Ozil
  • 2014: Ramos, Bale, Benzema
  • 2015: Benzema James, Bale

Ceremonia “The Best:

  • 2016: Bale, Modric, Ramos
  • 2017: Modric, Ramos, Marcelo
  • 2018: Varane, Modric, Griezmann
  • 2019: De Ligt, De Jong, Mbappe

Votat nga Lionel Messi:

Topi i Artë:

  • 2010: Nuk ka votuar
  • 2011: Xavi, Iniesta, Aguero
  • 2012: Iniesta, Xavi, Aguero
  • 2013: Iniesta, Xavi, Neymar
  • 2014: Di Maria, Iniesta, Mascherano
  • 2015: Suarez, Neymar, Iniesta

Ceremonia “The Best:

  • 2016: Suarez, Neymar, Iniesta
  • 2017: Suarez, Iniesta, Neymar
  • 2018: Modric, Mbappe, Ronaldo
  • 2019: Mane, Ronaldo, De Jong

Pra, Ronaldo nuk ka votuar KURRË për Lionel Messin./arbresh.info/

Të ngjashme