Deklarata nga Cristiano Ronaldo pas finales së Ligës së Kampionëve befasoi tifozët e Real Madridit, përfshirë presidentin Florentino Perez, por bashkëlojtarët e sulmuesit ishin në dijeni rreth dëshirës së tij për largim.
Në javët që ishin në përgatitje për finalen në Kiev, ai njoftoi kolegët e tij në Santiago Bernabeu për dëshirën e tij për largim nga klubi, transmeton portali arbresh.info.Prandaj, ata nuk ishin të befasuar nga ajo që tha, megjithëse momenti i zgjedhur për të lënë që të kuptohet se do të largohet nga klubi ishte diçka jo favorizuese. Për këtë arsye, kapitenët në dhomën e zhveshjes ishin të irrituar.
Largimi i Zinedine Zidanes do të thotë që largimi i mundshëm i Ronaldos ka marrë një ndalesë për një kohë, por vazhdon të mbetet ende një çështje për disa nga bashkëlojtarët e tij që konsiderojnë se ai tashmë ka luajtur ndeshjen e fundit te Real Madridi.Ndërkohë, personat në hierarkinë e klubit janë të qetë rreth situatës, madje edhe pse thuhet se në të njëjtën kohë janë të zemëruar me qëndrimin e tij.
Fakti që superylli ka një klauzolë prej një miliardë euro do të thotë që bordi në Bernabeu beson se ata mund të pengojnë dëshirën e lojtarit për një kontratë më të mirë ose një ndryshim në skuadër.
Për shkak të kësaj, shumë drejtorë besojnë se ai do të vazhdoj./arbresh.info/
Izraeli: 180 raketa të lëshuara nga Irani, shumica u rrëzuan...
Federata angleze merr vendim për kartonin e kuq të Brunos në...
Kurti takoi kongresistin amerikan Jason Crow, e fton për viz...
Sulmi iranian ndaj Izraelit/ Iraku, Jordania dhe Libani mbyl...
Gërvalla publikon letrën e Jusuf Gërvallës për nënën e tij A...
Kurti: Në rajonin tonë nuk ekziston asnjë kërcënim më i madh...