Cristiano Ronaldo është parë me të dashurën e tij duke shijuar një kohë mjaftë romantike në një restauron në Lisbon pasi shkoi në vendlindjen për një “takim sekret” me avokatët e tij.
Sulmuesi i Juventusit, i cili është duke u përballur me një hetim të ri nga policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth akuzave për përdhunimin e një modele, dukej shumë i lumtur derisa po shijonte kohën me partneren e tij Georgina Rodriguez në Sky Bar, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari është nisur për kryeqytetin portugez të dielën duke shfrytëzuar një aeroplan privat pavarësisht se ka mbetur jashtë skuadrës për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij kombëtare kundër Polonisë dhe Skocisë këtë javë.
Siç raporton e përditshmja portugeze ‘Correio da Manha’, ai mori këtë udhëtim – një ditë pasi shënoi në fitoren 2 me 0 të Juves ndaj Udineses – për një “takim sekret” me avokatët e tij.
Gazeta shton se lojtari ishte “i përkushtuar për tu përgatitur plotësisht mbrojtjen e tij” kundër akuzave nga Kathryn Mayorga për përdhunimin e saj në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.
Ai tashmë ka hedhur poshtë këto akuza duke i quajtur “lajme të rrejshme” dhe duke e përshkruar përdhunimin si një “krim të neveritshëm”./arbresh.info/
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...