Elseid Hysaj thotë se Napoli “beson” në titull dhe pret një “luftë të bukur” kundër Juventusit dhe Cristiano Ronaldos.
“Partenopei” mblodhi plotë 91 pikë sezonin e kaluar, por ato sërish nuk ishin të mjaftueshme për të rrëzuar “Zonjën e Vjetër” nga froni, transmeton portali arbresh.info. Carlo Ancelotti ka marrë detyrën e trajneri parë sezonin e ardhshëm dhe mbrojtësi shqiptar pret një të tjetër garë të ashpër me kampionin në fuqi.
“Ronaldo në Juventus, Ancelotti në Napoli – do të jetë një luftë e bukur”, ka thënë Hysaj për ‘Sky’. “Këtu është edhe Interi dhe të tjerët që janë duke u përgatitur mirë, do të jetë një sezon që të gjithë do ta shikojnë”
“Titulli? Ne besojmë për të gjitha kompeticionet që ne luajmë, më pas do të shohim se si do të përfundoj”
“Ancelotti ka idejat e tij dhe ne jemi duke punuar për tu përmirësuar. Ai luan me mbrojtësit më të zgjeruar dhe ne jemi duke punuar për të funksionuar ashtu siç kërkon trajneri”
Hysaj pritet të jetë pjesë e formacionit startues edhe nën udhëheqjen e Ancelottit./arbresh.info/
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...