Cristiano Ronaldo është në dyshime për El Clasicon e së shtunës pasi ka munguar dy herë radhazi në stërvitje te Real Madridi.
Ronaldo nuk është rikuperuar ende nga lëndimi në pulpë të këmbës që mori në finalen e fituar të FIFA Kupës së Botës për Klube vikendin e kaluar ndaj Gremios, transmeton portali arbresh.info. 32-vjeçari është stërvitur i vetëm të mërkurën derisa e gjithë skuadra tjetër ka punuar së bashkua para ndeshjes së madhe këtë vikend në Spanjë.
“Cristiano Ronaldo ka punuar ndaras nga klubi, ndërsa Luka Modric është stërvitur gjithashtu i vetëm në fushë derisa vazhdon procesin e rikuperimit”, ka thënë një zëdhënës i klubit.
Ronaldo pranoi pas fitores së Kupës së Botës për Klube të dielën se ka ndierë dhimbje në këmbën e tij, por shpresoi të rikuperohet në kohë për ndeshjen në ligë kundër Barcelonës.
“Kam ndjerë dhimbje në pulpin tim gjatë pjesës së dytë, por vazhdova të luaja. Sigurisht, për të shtunën unë do të jem mirë”, kishte thënë Ronaldo.
Skuadra e Zinedine Zidanes është 11 pikë prapa Barcelonës në garën për titullin në Spanjë./arbresh.info/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...