Google ADS

Cristiano Ronaldo në “bisedime sekrete” me PSG-në

16:11 | 25 Nëntor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo raportohet se ka zhvilluar negociata sekrete me Paris Saint Germainin.

32-vjeçari ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim larg nga Bernabeu por deri tani duket që agjenti i tij Jorge Mendes është duke shtyrë gjërat përpara, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti francez Paris Saint Germain dëshiron të shtoj edhe një yll tjetër në vijën frontale dhe Ronaldo duket të jetë dredhëza e tyre në tortë. Ylli i Real Madridi ka kërkuar nga Mendes të shikoj në opsionet e tyre pasi bisedimet për kontratë janë ndalur me klubin spanjoll.

Fituesi i katërfishtë i Topit të Artë thuhet se dëshiron pagë më të madhe, përndryshe dëshiron të largohet në fund të sezonit pavarësisht se kontrata e tij aktuale skadon në fund të vitit 2021.

Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në La Liga këtë sezon

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez duket ende se nuk e ka me nxitim për t’i dhënë një kontratë të përmirësuar Ronaldos.

‘Diario Gol’ është duke raportuar që Ronaldo në mënyrë sekrete është takuar me reprezentuesit nga Paris Saint Germain në një hotel në Madrid. Sipas situatës aktuale, Ronaldo ka në plan të mbajë opsionet e hapura për të ardhmen e tij por preferon të qëndrojë te skuadra e Zinedine Zidanes.

Megjithatë, Paris Saint Germain duket të jetë klubi i vetëm që është duke kërkuar sulmuesin me besimin që ata mund të financojnë dëshirat e kontratës nga ylli.

Roanldo ka qenë në top formë në Ligë të Kampionëve deri tani këtë sezon por ka shënuar vetëm një gol në La Liga./arbresh.info/

Të ngjashme