Real Madridi ka kryer stërvitjet për ndeshjen e parë këtë edicion në Ligë të Kampionëve pa superyllin, Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi ka qëndruar i mbyllur brenda derisa bashkëlojtarët e tij kryenin stërvitjet jashtë, transmeton portali arbresh.info. Ronaldo ka pësuar një tendosje të vogël në këmbën e tij të djathtë.
Reprezentuesi i Portugalisë u lëndua në fitoren 3 me 1 të Real Madridit ndaj Osasunas në La Liga të shtunën e kaluar.
Lexo më shumë: Cristiano Ronaldo mund të ishte në Juventus
“Cristiano Ronaldo dhe Fabio Coentrao janë stërvitur brenda objekteve”, njofton klubi në një deklaratë zyrtare.
“Los Blancos” do të takohen me Napolin në xhiron e 16 në Ligë të Kampionëve të mërkurën në “Bernabeu”. Ronaldo pritet të jetë i gatshëm dhe të rikthehet në stërvitje me klubin./arbresh.info
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...