Cristiano Ronaldo mund të barte fanellën e Juventusit në vend të Manchester United nëse Marcelo Salas nuk do të kishte refuzuar transferimin në Portugali.
E gjithë kjo vjen pasi ish drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Gianni Di Marzio zbuloi që legjenda kiliane refuzoi t’i bashkohet Sporting Lisbonit në vitin 2002, transmeton portali arbresh.info.
Ashtu edhe siç dihet, Ronaldo u transferua në “Old Trafford” gjatë vitit 2003 si një 18-vjeçar pasi shkëlqeu në ndeshjen para fillimit të sezonit kundër “Djajve të Kuq”. Megjithatë, një vit para se ylli aktual i Real Madridit të transferohej në Angli, Juventusi ra dakord për shkëmbimin e tij me Salasin, por legjenda fatkeqësisht nuk pranoi kushtet.
“Kam negociuar për të sjell Cristianon në Turin në vitin 2002 për të nënshkruar me Juven, por Salas nuk pranoi kushtet për tu shkëmbyer”, zbuloi Di Marzio.
“Vetëm për pak miliona euro, Salas nuk pranoi të largohet dhe Juventuesi humbi Cristiano Ronaldon. Agjenti i tij (Jorge Mendes) e di mirë gjithashtu këtë ngjarje”, shtoi ai./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...