Cristiano Ronaldo merr vendimin për të ardhmen mbi Man United

12:28 | 28 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Cristiano Ronaldo është gati të qëndrojë te Manchester United.

Ronaldo ka një marrëveshje me United deri në vitin 2023 dhe u diskutua se ai do të kërkonte të largohej nga Old Trafford këtë verë nëse skuadra nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Athletic raporton se Ronaldo ka vendosur të qëndrojë me United pa marrë parasysh përfundimin e sezonit të tyre.

Portugezi dëshiron një vit të qëndrueshëm pasi përgatitet për Kampionatin Botëor “Katari 2022” më vonë këtë vit.

Portugalia takohet me Maqedoninë e Veriut në finale të play-offit për të siguruar një vend në Katar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme