Cristiano Ronaldo, më i prekuri nga ulja e pagave shkaku i koronavirusit

10:47 | 20 Mars 2020
Arbresh.info

Futbolli në Itali do të mbetet i pezulluar më shumë se në vendet tjera.

Italia është vendi që është sfiduar më së shumti nga pandemia e koronavirusit. Sezoni atje është pezulluar, dhe nuk dihet nëse do të krijohen kushtet për t’u rikthyer deri në verë.

Kjo situatë do të rrezikojë shumë klubet, dhe do të detyrohen të bëjnë uljen e pagave të futbollistëve, dhe më i dëmtuari do të jetë Cristiano Ronaldo, që fiton 31 milionë euro në vit.

Mediet në Itali raportojnë se Ronaldo këtë vit mund të mos marrë 10 milionë nga paga e tij.

Vlen të ceket se një shembull për uljen e pagave kanë dhënë tashmë futbollistët e Borussia Monchengladbach, që kanë pranuar të ulin pagat për të ndihmuar punonjësit e klubit për të mos humbur punën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme