Cristiano Ronaldo të mërkurën në mbrëmje e shënoi e tij të 760-të në karrierë, pikërisht në ndeshjen e Superkupës së Italisë, duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
Ylli portugez kishte barazuar rekordin e Josef Bican me golin e shënuar për Juven në fitoren 3-1 ndaj Sassuolo më 10 janar.
Ai më pas kaloi ish sulmuesin çek në finalen e Supekupës së Italisë kundër Napolit të mërkurën në mbrëmje.
Ronaldo zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë duke shfrytëzuar maksimalisht një goditje nga këndi nga e majta dhe e drejtoi topin brenda rrjetës nga një distancë e afërt.
Ronaldo ka shënuar 84 nga 760 golat e tij me Zonjën e Vjetër.
Pas Ronaldos e Josef Bican është braziliani Pele me 757 gola.
Me 743 gola në vendin e katërt është Romario, ndërsa lojtari që mund t’i kalojë të gjithë dhe ende është aktiv me 719 gola është Lionel Messi./Arbresh.info/
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS