Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është lojtari i radhës që ka dhuruar një shifër të majme të parave për luftën ndaj koronavirusit.
Portugezi se bashku me agjentin, Jorges Mendes i kanë dhuruar spitaleve 1 milionë euro për ta luftuar pandeminë e Covid-19, transmeton portali arbresh.info.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është larguar nga Italia shkaku i Covid-19, pasi tre bashkëlojtarët, Blaise Matuidi, Paulo Dybala dhe Daniele Rugani kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Thuhej se Ronaldo i kishte kthyer hotelet në spitale, por kjo gjë doli të mos jetë e vërtetë, ndërsa sot (e marte) është konfirmuar se lojtari ka dhuruar 1 milionë euro.
Koronavirusi është duke shkaktuar probleme të mëdha në botë pasi ka vrarë mbi 17 mijë persona ndërsa mbi 300 mijë janë të infektuar./arbresh.info.
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...