Cristiano Ronaldo konfirmon se Georgina Rodriguez është shtatzënë

15:04 | 18 Korrik 2017
Arbresh Info

Sipas gazetës spanjolle ‘El Mundo’, superylli portugez Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se e dashura  e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë.

Familja e Ronaldos është rritur dukshëm së fundmi, transmeton portali arbresh.info. Cristiano Ronaldo Jr. është takuar me vëllain e tij Mateon dhe motrën Evan. Të tre fëmijët janë të lindur nga një nënë surrogate.

https://www.instagram.com/p/BWOYvn8lFCo/

Sa i përket Georgina Rodriguez, thashethemet që ajo është shtatzënë kanë qarkulluar gjatë javëve të fundit dhe është parë edhe përmes fotove se trupi i saj është duke ndryshuar.

Gazeta spanjolle ka publikuar bisedën me Cristianon rreth familjes së tij.

El Mundo: Si janë dy fëmijët e tyre?
Cristiano: Ata janë të çmuar, jam i kënaqur.

El Mundo: A ja ndryshoni pelenat?
Cristiano: Nuk jam i mirë në këtë, por përpiqem.

El Mundo: Ju jeni i kënaqur.
Cristiano: Shumë, jam shumë i lumtur.

El Mundo: A jeni i lumtur me atë që vjen së shpejti?
Cristiano: Po, jam shumë i lumtur./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BWTednLFlcq/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme