Google ADS

Cristiano Ronaldo kërkon pagë të ngjashme me Messin për të vazhduar në Real Madrid

12:50 | 17 Janar 2018
Arbresh Info

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke kërkuar një rritje të pagës prej 17 milionë funta për të vazhduar qëndrimin te gjiganti spanjoll.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Sport’, sulmuesi portugez ia ka bërë të qartë hierarkisë së Real Madridit se dëshiron të paguhet ngjashëm si rivali në Barcelonë, Lionel Messi, ose përndryshe do të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Aktualisht, Ronaldo fiton 18.6 milionë funta në vit te klubi në Bernabeu, por dëshiron që kjo shifër të rritet në 35.5 milionë funta.

Sipas raportit nga gazeta e lartpërmendur kjo vjen për shkak të pagës që Messi fiton në Camp Nou pas nënshkrimit të marrëveshjes së re.

Ronaldo është i frustruar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili nuk i ka ofruar atij kontratë të përmirësuar. Raportet në Spanjë thonë se 32-vjeçarit i është premtuar një gjë e tillë pas triumfit në La Liga dhe Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme