Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka mohuar raportet që pretendojnë se Cristiano Ronaldo ka kërkuar të largohet nga ‘Los Blancos’.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë së fundmi është përfolur se ka kërkuar të informohet rreth jetës në Kinë para një transferimi të mundshëm, gjë që ka ngjallur reagime të shumta, transmeton portali arbreesh.info.
Ish trajneri i Portugalisë dhe Brazilit, Luiz Felipe Scolari ngjalli gjithë këto thashetheme kur zbuloi se sulmuesi i Madridit ka pyetur rreth Lindjes së Largët.
“Ai nuk na ka kërkuar neve për largim, ai ka një kontratë edhe për një tjetër vit, por kur rezultatet nuk janë të mira….”, ka thënë Perez.
“Nëse ju keni një shok që jeton në Hong Kong, ju e pyesni atë se si është jeta në Hong Kong, është normale”
Edhe pse Real Madridi gjendet 15 pikë larg nga Barcelona si lidere e La Ligas, Ronaldo është duke shijuar një tjetër sezon të mirë para portës./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...