Cristiano Ronaldo kërkon katër lojtarë të ri për të vazhduar qëndrimin

08:50 | 1 Shkurt 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo i ka treguar Real Madridit katër lojtarët që dëshiron t’i shoh në klub pas merkatos së transferimeve verore.

Raporte të vazhdueshme pretendojnë që Cristiano Ronaldo mund të kërkojë të largohet nga Bernabeu gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Ai dëshiron të shpërblehet me kontratë të re nga Real Madridi në mënyrë që paga e tij të jetë e nivelit të njëjtë me atë të Lionel Messit. Por, presidenti Florentino Perez ende nuk i ka plotësuar kërkesat e Ronaldos, gjë e cila mund të bëjë që reprezentuesi portugez të largohet në fund të sezonit.

Megjithatë, 31-vjeçari mund të ndryshojë vendimin për largim në rast se Real Madridi dëgjon këshillat e tij për transferimin e shënjestrave të tij. E gjithë kjo është raportuar nga gazeta spanjolle ‘Diario Gol’, e cila pretendon që Cristiano Ronaldo dëshiron të shoh katër lojtarë të rinj në klub.

Portieri i Manchester United, David De Gea kryeson listën e lojtarëve afatgjatë të admiruar nga Real Madridi ndërkohë që Ronaldo ka ndërmend të bëjë përmirësime edhe në zonën kryesore të mbrojtjes në përgjithësi.

Sergio Ramos është një shtyllë në mbrojtje si kapiten i klubit, por Ronaldo thekson që dy nga lojtarët si Marquinhos, David Alaba dhe Leonardo Bonucci do të përmirësonin shumë skuadrën e tyre.

Megjithatë, Ronaldo thuhet të jetë kundër transferimit të Neymarit dhe Harry Kanes. Në vend të tyre, ai ka kërkuar nga klubi të shtrojë oferta për bashkëkombësin e tij Gonzalo Guedes, i cili ka impresionuar te Valencia këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme