Google ADS

Cristiano Ronaldo kërkon gjashtë lojtarë, shtron listën te Juve

09:18 | 24 Prill 2019
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo iu ka thënë drejtorëve në Juventus për të rrëmbyer lojtarë te ish klubi i tij Real Madridi në mënyrë për të përforcuar skuadrën e tij gjatë verës.

Corriere dello Sport shkruan se Ronaldo i ka dhënë Juves një listë prej gjashtë lojtarëve për t’i transferuar para fillimit të sezonit 2019/20 pas eliminimit tronditës në Ligë të Kampionëve këtë sezon në çerekfinale nga Ajaxi, transmeton portali arbresh.info.

Në krye të listës janë dy ish bashkëlojtarët e tij te Real Madridi, Raphael Varane dhe Isco, së bashku me superyllin e Benficas – Joao Felixun.

Në sytë e Ronaldos është edhe mesfushori Tanguy Ndombele (Lyon), anësori Federico Chiesa i Fiorentinas dhe mbrojtësi i Romas – Kostas Manolas.

34-vjeçari dëshiron të fitojë një tjetër trofe në Ligë të Kampionëve para se të largohet nga Juventusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme