Cristiano Ronaldo ka pretenduar se askush nuk është më i mirë se ai pasi fitoi për herë të pestë Topin e Artë.
Superylli i Real Madridit bëri këtë deklaratë pavarësisht se çmimi i fituar së fundmi vetëm se barazon në të njëjtin nivel me rivalin e tij – Lionel Messin, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja kanë ndarë këtë çmim që nga viti 2018. Duke folur për ‘France Football’, sulmuesi portugez tha:
“Nuk e shoh dikë më të mirë se unë. Asnjë lojtar nuk bënë gjëra që unë nuk mund t’i bëjë, por unë i shoh gjërat që të tjerët nuk i shohin”
“Nuk ka asnjë lojtar më kompetitiv se unë”
“Unë jam lojtari më i mirë në histori – në momente të mira dhe të këqija”
Ronaldo ishte së bashku me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe djalin Cristiano Jr në Paris mbrëmjen e kaluar.
Ai ngriti Topin e Artë në Kullën Eiffel në një ceremoni luksoze./arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...