Google ADS

Cristiano Ronaldo informon bashkëlojtarët në kombëtare për largimin nga Real Madridi

21:42 | 16 Qershor 2017
Arbresh Info

Sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘Marca’ këtë mbrëmje, superylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka konfirmuar qëllimin e tij për tu larguar nga Bernabeu te bashkëlojtarët e tij te skuadra kombëtare.

Thashethemet filluan të qarkullojnë sot (e premte) që golashënuesi portugez është i frustëruar me jetën në Spanjë, veçanërisht pas akuzave të fundit për evazion fiskal kundër tij, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Sa kushton superylli Cristiano Ronaldo?

Si rezultat i kësaj, Ronaldo është duke kërkuar për transferim larg nga kryeqyteti spanjoll dhe Manchester United vazhdon të jetë klubi më me së shumti lidhje për nënshkrimin me sulmuesin.

Edhe pse një numër i madh mediash kanë raportuar ngjarjen e ngjashme këtë pasdite në lidhje me dëshirën e portugezit për tu larguar, shumica e ekspertëve kanë konkluduar që çfarëdo marrëveshje për të larguar nga Bernabeu fituesin e katërfishtë të Topit të Artë duhet të përfshirë një shifër madhështore.

Lexo edhe: “Çmenden” pas kosovarit Adnan Januzaj (FOTO)

Megjithatë, sipas raportit nga ‘Marca’ këtë mbrëmje, gjiganti në La Liga nuk do të ketë zgjidhje tjetër kur bëhet fjalë për të ardhmen e superyllit të tyre, duke cituar Ronaldon të ketë thënë: “Po largohem nga Madridi. Jam i vendosur. Nuk ka kthim prapa”.

Nëse raportet e fundit janë të vërteta, tifozët dhe stafi i Real Madridit do të kalojnë një numër të madh mbrëmjesh pa gjumë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme