Cristiano Ronaldo identifikon “mollën e kalbur” në Real Madrid

15:20 | 22 Nëntor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo raportohet se ka identifikuar Iscon si problemin më të madh te Real Madrid.

Ronaldo iu rikthye golave mbrëmjen e kaluar duke shënuar dy herë kundër Apoel Nicosias, transmeton portali arbresh.info. Karim Benzema ishte gjithashtu në aksion duke realizuar dy herë.

Dhe, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Ronaldo i ka thënë Florentino Perezit se Isco është “molla e kalbur” dhe se duhet të largohet në të mirë të skuadrës. Ronaldo duket se beson që ai dhe Benzema mund të operojnë së bashku më mirë në mungesë të Iscos dhe se Marco Asensio duhet të jetë më shumë i pranishëm në fushë.

Isco nuk është shfrytëzuar në fitoren 6 me 0, ku Asensio dhe Lucas ishin në krah prapa dyshes në front. Ronaldo thuhet se ka kërkuar nga Gareth Bale të rikthehet në vend të Iscos nëse Asensio rikthehet në bankinë.

Isco ka shënuar katër herë këtë sezon në La Liga

Isco shkëlqeu në fund të sezonit të kaluar dhe bindi trajnerin Zinedine Zidane që t’i jap më shumë kohë në fushë. Por, gjiganti spanjoll ka pasur probleme të shumta këtë sezon dhe aktualisht qëndrojnë 10 pikë prapa Barcelonës në La Liga, transmeton portali arbresh.info

Ata janë mposhtur gjithashtu nga Tottenhami në Ligë të Kampionëve, gjë që mund të bëjë që të përfundojnë në pozitën e dytë në tabelë.

Ronaldo beson që Isco është prapa gjithë kësaj.

Ish lojtari i Malagas ka bërë 12 paraqitje këtë sezon në La Liga dhe ka realizuar katër gola. Por, Ronaldo dhe Benzema nuk kanë arritur të shënojnë, pasi të dy kanë realizuar vetëm nga një gol derisa Bale qëndron jashtë fushës si i lënduar.

Zidane është në presion pasi forma e tyre e dobët në ligë është duke shqetësuar Perezin, por Ronaldo beson që situata mund të ndryshoj nëse Isco qëndron jashtë fushe.

Real Madridi do të përballet të shtunën e ardhme me Malagan, ish skuadrën e Iscos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme