Google ADS

Cristiano Ronaldo i “zhgënjyer” me Real Madridin, shkak Neymari

09:00 | 5 Qershor 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është i “zhgënjyer” me përpjekjet nga Real Madridi për të nënshkruar me superyllin Neymar.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë dhe legjenda në Bernabeu duket se ka frikë nga largimi nga kryeqyteti spanjoll, transmeton portali arbresh.info. Sipas një raporti nga ‘AS’, 33-vjeçari e sheh qëllimin e ‘Los Blancos’ për të rinovuar skuadrën e tyre me “dyshim dhe mosbesim”.Ronaldo kishte një finale të qetë këtë vit në Kiev pasi Gareth Bale mori të gjithë vëmendjen duke shënuar dy gola, përfshirë një gol të jashtëzakonshme me gërshërë që do të mbetet në histori të botës së futbollit.

“Çdo shtator, 50 lojtarë thuhet se do të vijnë, por në fund askush nuk vije”, ka thënë Ronaldo pas finales.

“Më të mirët tashmë janë në Real Madrid: Bale, Benzema, Asensio, Lucas Vazques, etj”

Ronaldo është gjithashtu në dijeni që paguhet shumë më pak se Neymar dhe raportohet se dëshiron një marrëveshje të re që i siguron atij 1.35 milionë funta në javë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme