Google ADS

Cristiano Ronaldo i zemëruar pavarësisht fitores

12:28 | 26 Prill 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer me zemërim pas fitores së Real Madridit ndaj Bayern Munichut dhe ka kërkuar nga klubi të nënshkruaj me portierin David de Gea këtë verë.

Real Madridi pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve të mëdha në fund të sezonit dhe portieri aktual Keylor Navas duket se është drejtë largimit nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Florentino Perez ka vendosur portierin David de Gea dhe Thibaut Courtois në listën e shënjestrave për shkak se e sheh pozitën e portierit si një zonë kritike në mënyrë për të siguruar sërish titullin në La Liga na Barcelona.

Dhe, Ronaldo, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, ishte reaguar ashpër në dhomën e zhveshjes pas fitores të skuadrës së tij me rezultat 2 me 1 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit në Allianz Arena.

Raporti shton gjithashtu që Ronaldo është në dijeni që një portier i ri është e nevojshëm ndërkohë që vazhdon të jetë i ngopur nga dështimet e vazhdueshme të bashkëlojtarëve të tij./arbresh.info/

Të ngjashme