Google ADS

Cristiano Ronaldo i zemëruar pas testit të Covid-19: Ndihem mirë dhe shëndetshëm

14:20 | 28 Tetor 2020
Arbresh Info

Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo postoi një foto në Instagram duke thënë se ndihet mirë.

Portugezi do mungojë për përballjen ndaj Barcelonës, meqenëse vazhdon të rezultojë pozitiv në analizat e Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo postoi një foto duke bërë të ditur se nuk ka simptoma, derisa në koment e ka quajtur budallallëk rezultatet e testimeve.

“Ndihem mirë dhe me shëndet. PCR është budallallëk”, ka shkruar ai.

Mbetet të shihet në testimet e radhës nëse Ronaldo do rezultojë negativ në këto analiza./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme