Google ADS

Cristiano Ronaldo i tregon Realit se dëshiron të transferohet në Manchester United

11:23 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i vendosur të largohet nga klubi dhe iu ka treguar bashkëlojtarëve se dëshiron t’i bashkohet Manchester United.

32 vjeçari beson se presidenti i klubit, Florentino Perez, nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë pas suksesit të Ligës së Kampionëve, se ai do t’ia rriste pagën.

Ronaldo është lojtari më i paguar në Bernabeu, por ai dëshiron që ta ketë edhe në Evropë, pasi Neymar dhe Lionel Messi ia kanë kaluar me paga.

Megjithatë, Ronaldo në këtë sezon ka shënuar vetëm katër gola dhe se drejtuesit e ‘los blancos’ nuk ndihen nën presion që t’ia rrisin pagën.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Ronaldo iu ka treguar bashkëlojtarëve të tij se dëshiron të transferohet në Manchester United në verën e ardhshme, transmeton arbresh.info.

Kapiteni portugez ishte larguar nga Old Trafford në vitin 2009 për një shumë rekorde të 80 milionë funteve, dhe gjatë tërë kohës ka qenë i lidhur me një rikthim në ‘Teatrin e Ëndrrave’.

United beson se Ronaldo kishte dëshiruar të transferohej në vitin 2013, por pensionimi i Sir Alex Fergusonit kishte penguar rikthimin e tij.

Ronaldo vlerësohet në tregun e transferove 100 milionë funteve, por besohet se paga e tij do të jetë një problem për ‘djajtë e kuq’, e që besohet të jetë rreth 500 mijë funte në javë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme