Cristiano Ronaldo i tregon Real Madridit planet e tij për të ardhmen

17:54 | 30 Qershor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Madrid për t’i treguar klubit planet e tij për të ardhmen.

Gjatë gjithë verës ka pasur thashetheme se Ronaldo dëshironte të largohej nga Kampioni i Evropës dhe ndihet i pakënaqur për rastin me evazion fiskal dhe mungesën e mbështetjes nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)

Megjithatë, tani duket se ai do të qëndrojë në Madrid pas lindjes së binjakëve dhe raporteve që Florentino Perez i ka ofruar mbështetje duke i paguar faktuarën e taksave prej 13 milionë funta.

Ronaldo i tregoi botës se është bërë baba për të tretën herë pas lindjes së binjakëve nga një nënë surrogate dhe duket që kjo mund të ketë ndikuar gjithashtu në vendimin e tij për të qëndruar në Madrid, ku ai dhe djali i tij janë të lumtur dhe të vendosur.

Lexo edhe: Dasma e superyllit Lionel Messi, zbulohet lista e të ftuarve

Tani, Real Madridi do të vazhdoj aktivitetin e tyre në merkato të transferime pasi ishte duke pritur atë se çfarë kishte vendosur sulmuesi portugez./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme