Cristiano Ronaldo raportohet se ka mbledhur një grumbull yjesh të Real Madridit për t’i kërkuar Zinedine Zidanes për të mos startuar futbollistin Theo Hernandez kundër Paris Saint Germainit pas dy jave.
Gjiganti spanjoll synon të fitoj për të tretën herë titullin në Ligë të Kampionëve në mënyrë për të shpëtuar sezonin e tyre që ishte i tmerrshëm bazuar në standardin e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Ata do të zhvillojnë ndeshjen kthyese të xhiros së 1/16-së me PSG-në në Parc des Princes me një avantazh prej 3 me 1 falë golave të realizuara nga Cristiano Ronaldo dhe Marcelo. Suspendimi do të thotë që Marcelo nuk do të jetë në gjendje të luaj kundër skuadrës së Unai Emeryt dhe Zidane thuhet se është duke planifikuar të luaj në vend të tij me Hernandezin.
Megjithatë, raportet nga Spanja sugjerojnë që Cristiano Ronaldo nuk dëshiron që Hernandez të jetë diku i vendosur në njëmbëdhjetëshen startuese kundër Paris Saint Germainit.
Bazuar në ‘Diario Gol’, Cristiano Ronaldo tashmë ka dhënë një vendim rreth bashkëlojtarit të tij duke thënë: “Ai është shumë i keq”. Ronaldo thuhet se nuk ka qenë aspak i impresionuar nga performancat e Hernandezit kundër Leganes mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Ai është njëri nga lojtarët që do të dëshironte që Zidane të heq dorë nga besnikëria në bashkëkombësin e tij kur Real Madridi të përballet me PSG-në.
Gazeta e lartpërmendur shton që Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij dëshirojnë që Dani Carvajal të kaloj si mbrojtës i krahut të majtë dhe Nacho Fernandez të marrë pozitën e tij në krahun e djathtë.
Ata madje kanë menduar të vendosin sulmuesin Gareth Bale ose Lucas Vazquez në atë vend të Marcelos së suspenduar./arbresh.info/
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...