Google ADS

Cristiano Ronaldo i ofrohet Chelseas për të reduktuar çmimin e Eden Hazard

21:41 | 27 Janar 2018
Arbresh Info

Real Madridi raportohet se i ka ofruar Chelseas shansin për të nënshkruar me superyllin Cristiano Ronaldo si pjesë e marrëveshjen për shkëmbim me Eden Hazard.

Ronaldo ka shkruar emrin e tij në librat e historisë në Bernabeu gjatë tetë viteve e gjysmë të shpenzuara në Spanjë, transmeton portali arbresh.info. Por, e ardhmja e tij është e paqartë pasi raporte të ndryshme thonë se ai është duke synuar rikthimin në Manchester United pasi kërkesa për pagë nuk është plotësuar.

Real Madridi duket se ngurron për t’i ofruar Ronaldos një rritje të pagës për shkak se presidenti Florentino Perez dëshiron të heq dorë nga 32-vjeçari.

Raportet e fundit nga Spanja pretendojnë se Real Madridi dëshiron të shkarkoj Ronaldon duke e përfshirë atë në marrëveshjen për të siguruar shërbimet e Eden Hazard.

Gazeta e famshme për transferimeve ‘Don Balon’ thekson që Real Madridi ka pasur një kontakt fillestar me Chelsean rreth transferimit të Edn Hazard.

Ronaldo besohet se do t’i ofrohet “Bluve” në përpjekje për të reduktuar tarifën e reprezentuesit belg.

Shpresat e Real Madridit për të përfshirë Ronaldon si pjesë e kësaj marrëveshje për shkëmbim kanë përfunduar për shkak se Chelseat thuhet ndërkohë që nuk është i interesuar në superyllin portugez.

Gazeta e lartpërmendur shton që qëndrimi i Chelseas është i njëjtë me atë të Paris Saint Germain, i cili nuk dëshiron gjithashtu transferimin e tij. Megjithatë, Real Madridi mund të siguroj transferimin e Hazardit nëse ata janë të gatshëm të ofrojnë Marco Asension./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Të ngjashme