Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka thënë klubit të tij të ri të nënshkruaj me yllin e Real Madridit, Marcelon, vetëm 24 orë pasi iu bashkua klubit.
33-vjeçari finalizoi transferimin e tij për 113 milionë euro te “Zonja e Vjetër” javën e kaluar pasi vendosi të largohet nga Madridi pas nëntë viteve në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Portugalisë posedon thuajse çdo rekord në Madrid, por kontrata e tij katër vjeçare në Juventus sugjeron që ai mendon se mund të vazhdoj të jetë në krye edhe për disa vite që vijnë.
Dhe, sipas gazetës spanjolle ‘Sport’, Ronaldo i ka thënë Juventusit të nënshkruaj me Marcelon në ditën që finalizoi transferimin e tij në klub.
Marcelo ka ngjallur gjithashtu spekulime se mund t’i bashkohet atij te Juventusi duke shkruar në Twitter: “Së shpejti do të jemi sërish së bashku”./arbresh.info/
Komisioni Evropian s’do të jetë në gjendje ta nisë mandatin ...
Pacolli: AKR-ja bashkë me partnerët e koalicionit, do të par...
Lille-Real, formacionet zyrtare
Erdogan viziton Shqipërinë më 10 tetor
Hasani: Qeveria shqiptare e angazhuar në përafrimin e legji...
Berisha: Beteja jonë është sa kombëtare, aq evropiane dhe nd...