Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh Sir Alex Fergusonit derisa po përgatitet për rikthimin e tij te Manchester United me skuadrën e Juventusit duke konfirmuar gjithashtu se nuk do të festoj nëse shënon kundër tyre.
Superylli portugez shpenzoi gjashtë vite të karrierës së tij në Old Trafford duke fituar tri herë titullin në Premierë Ligë, një trofe të UEFA Ligës së Kampionëve dhe një Top të Artë para se të transferohej në Real Madrid në vitin 2009, transmeton portali arbresh.info.
Ai u largua nga Santiago Bernabeu për transferim te Juventusi gjatë verës së kaluar dhe tani do të rikthehet te klubi i tij i vjetër për një ndeshje dhe është shumë mirënjohës për ndikimin që trajneri i atëhershëm i tij Sir Alex Ferguson ka pasur në karrierën e tij.
“Kam fituar shumë trofe këtu, kupën, ligën, Ligën e Kampionëve. Më kujtohet mbështetja që kam pasur gjithashtu. Mbështetja është fantastike”, u ka thënë Ronaldo gazetarëve në një konferencë për shtyp në Old Trafford.
“Sir Alex Ferguson është një person që nuk do ta harrojë asnjëherë dhe do doja t’i shprehja urimet më të mira atij”
Në vizitën e tij të fundit në Old Trafford si lojtar i Real Madridit, Ronaldo refuzoi të festonte dhe kur është pyetur nëse do ta bëjë këtë edhe mbrëmjen e nesërme, ai u përgjigj:
“Reagimi im do të jetë i njëjtë”
Takimi mes Manchester United dhe Juventusit zhvillohet të martën nga ora 21:00./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...