Cristiano Ronaldo ka goditur mediat duke thënë se i ndryshojnë fjalët e tij.
Më herët është raportuar që Ronaldo dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ishin në luftë pas opinioneve të tyre të kundërta rreth politikave të klubit gjatë verës për rekrutimin e lojtarëve, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi portugez thuhet se ishte i frustruar që klubi lejoi largimin e Pepes dhe Fabio Coentraos nga Bernabeu. Po ashtu, raportohet se ka pasur një ndryshim prapa skenave pasi kapiteni i kampionit të Evropës tashmë udhëheq dhomën e zhveshjes.
Por, Ronaldo ka lënë pas këto thashetheme dhe së fundmi ka insistuar se është i lumtur me jetën e tij në kryeqytetin spanjoll.
Kur një gazetar u përpoq për të pyetur atë rreth spekulimeve në një zonë të përzier pasi Real Madridi mposhti Apoelin 6 me 0 mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve, Ronaldo reagoi ashpër.
“Unë them diçka dhe ju shkruani diçka tjetër”, ka thënë Ronaldo. “Prandaj, çfarë dëshironi nga unë që t’iu them?”
Ronaldo është vënë nën presion këtë sezon pasi Real Madridi qëndron dhjetë pikë prapa Barcelonës në tabelën e ligës. Por, trajneri Zinedine Zidane ka mbrojtur yjet e tij, përfshirë sulmuesin francez Karim Benzeman.
“Jam i lumtur për ata dhe ata do të vazhdojnë të punojnë tani”, tha Zidane.
“Ne e dinim që kjo do të ndodhte, që golat do të vinin. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë, ne e dimë që ata janë dy lojtarë shumë të mirë dhe tani ne duhet të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme”
“Ne jemi të qetë, ne kemi pasur disa momente të këqija por ne do të kemi gjithashtu edhe disa të mira”
Ronaldo dhe Benzema shënuan nga dy gola në fitoren e thellë 6 me 0 të ‘Los Blancos’ ndaj Apoelit./arbresh.info/
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë