Cristiano Ronaldo ka zbuluar se rivaliteti i tij me Lionel Messin e motivon atë për të arritur në nivele më të larta.
Ylli portugez fitoi për të pestën herë Topin e Artë mbrëmjen e kaluar duke kaluar në një nivel të barabartë me Lionel Messin, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo ka qenë në formë viteve të fundit duke fituar katër çmime brenda pesë viteve të fundit, pasi sezonin e kaluar kishte fituar katër trofe, përfshirë titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Ai thotë se e përdorë garën e tij me rivalin në Barcelonë për të arritur në një nivel tjetër.
“Nuk mendoj për të (Lionel Messin) çdo ditë, por ai më ndihmon mua”, tha Ronaldo. “Motivimi im është vetja ime, ajo që bëjë”
“Nuk jam i përgatitur (t’i jap fund motivimit). Nuk dua që kjo të ndodhë tek unë, por kjo mund të ndodhë një ditë”
“E shfrytëzoj këtë moment, ende ndihem shumë mirë në këtë moment, ndihem i motivuar, i fortë”
32-vjeçari ka falënderuar gjithashtu familjen e tij për mbështetjen e shfaqur gjatë karrierës së tij./arbresh.info/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...