Google ADS

Cristiano Ronaldo falënderoi tifozët e Juves për duartrokitjet

23:29 | 3 Prill 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme (e martë) në Torino.

Goli i tij në minutën e 63′ në fitoren 3 me 0 të Real Madridit kundër Juventusit në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve bëri që edhe tifozët e gjigantit italian ta duartrokasin atë, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht faktit se skuadra e tyre u dëmtua rëndë, goli i jashtëzakonshëm me gërshërë në pjesën e dytë nga superylli portugez u duartrokit edhe nga tifozët nikoqir.

Reagimi i Ronados ishte i menjëhershëm pasi sulmuesi i Real Madridi iu afrua tribunës dhe me një dorë në zemrën e tij falënderoi tifozët për duartrokitjet.

Ronaldo mposhti dy herë portierin legjendar Gianluigi Buffon në ndeshjen e sotme./arbresh.info/

Të ngjashme