Cristiano Ronaldo ishte fytyra tragjike e Al Nassr në 1/8 e finales në King Cup.
Ylli portugez nuk ia doli të shënonte nga penalltia ndaj Al Taawon, duke bërë që ekipi i tij të eliminohej nga kupa.
Mysafirët shënuan golin e epërsisë në minutën e 71-të përmes Flavio, gol ky që ua siguroi çerekfinalen.
Kur u mendua se Al Nassr do të kthehej në lojë përmes një penalltie, pesë herë fituesi i Topit të Artë bëri goditjen shokuese.
Ishte minuat e 90+6-të e takimit dhe Ronaldo mund ta kishte çuar ndeshjen në vazhdime, nëse do shënonte.
Por, portugezi ishte shumë i pasaktë, duke e goditur topin mbi portë dhe Al Nassr u eliminua nga King Cup. /Telegrafi/
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...
3.6 miliard euro buxheti për vitin 2025, Murati: 9 për qind ...