Massimiliano Allegri ka insistuar duke thënë se Cristiano Ronaldo është “e ardhmja e Juventusit derisa ata vazhdojnë të zbusin zhgënjimin e tyre nga eliminimi në Ligë të Kampionëve duke synuar ngritjen lartë të titullit të tetë radhazi në Serie A.
Juventusi do të mirëpres Fiorentinan në stadiumin Allianz të shtunën duke e ditur se fitorja do t’i sigurojë atyre një tjetër titull katër ditë pasi shpresat e tyre për triumfin evropian u shkatërruan kur Ajaxi siguroi një fitore të famshme në Torino, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo ka shënuar në takimin si nikoqir dhe si mysafirë ndaj skuadrës holandeze, e cila shkoi tutje falë rregullit të golit të avantazhit si mysafirë por derisa ishte duke pranuar se shkëlqimi i 34-vjeçarit nuk ishte i mjaftueshëm, trajneri Allegri parashikoi se ai do të udhëheq skuadrën dhe do të luftojë sërish sezonin e ardhshëm.
“Cristiano është e ardhmja e Juventusit. Ai luajti shumë mirë këtë vit dhe do të luaj kështu edhe vitin tjetër. Sigurisht, ai është i zhgënjyer, ashtu siç jemi ne të gjithë, por ai është i qetë rreth kësaj”, ka thënë Allegri në një konferencë për shtyp.
“Cristiano plus Juventusi nuk barazohen me një Ligë të Kampionëve të garantuar, kështu është futbolli. Tani ne duhet të zhvendosemi dhe të mendojmë rreth fitores së titullit, gjë që do të jetë si rezultat i një sezoni të mrekullueshëm”
Juventusi, i cili është 17 pikë para Napolit derisa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje, humbi mundësinë për të fituar titullin vikendin e kaluar kur u mposhtën 2 me 1 nga Spali./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...