Cristiano Ronaldo ka emëruar pesë lojtarët që mendon se e sfidojnë atë këtë vit për çmimin Topi i Artë dhe Lionel Messi nuk është njëri prej tyre.
Ylli i Juventusit, Ronaldo është duke garuar për të fituar çmimin “Lojtari më Mirë” në botë për të gjashtën herë në karrierën e tij të shkëlqyer, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ka luftuar me yllin e Barcelonës, Lionel Messin, për titullin e më të mirit në planet që një dekadë të tërë. Dy futbollistët jo vetëm se kanë bërë që të vlerësohen si lojtarët më të mirë të kësaj epoke, ata gjithashtu kanë hyrë edhe në histori të lojtarëve më të mirë të kësaj loje.
Por, Ronaldo beson se për herë të parë pas dhjetë viteve, 31-vjeçari Lionel Messi nuk është pjesë e lojtarëve që e kërcënojnë atë në garën për çmimin e këtij viti.
I pyetur se kush qëndron rivali i tij kryesor, Ronaldo ka thënë për ‘France Football’:
“Njëjtë zi zakonisht, madje edhe pse nuk e di nëse Messi do të jetë në podium këtë herë”
“Pra, të themi Salah, Modric, Griezmann, Varane, Mbappe- francezët në përgjithësi sepse ata janë kampionë bote”
“Por, unë do të pres dhe do të shoh nëse këta lojtarë janë ende në krye për 10 vite, ashtu siç kemi bërë Messi dhe unë, dhe ashtu siç vazhdojmë të bëjmë”
“Këtu ende në podium për më shumë se 10 vite”
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka realizuar shtatë gola dhe ka krijuar katër asistime deri tani te Juventusi në Serie A./arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut