Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë.
Sulmuesi i Juventusit e ka barazuar rekordin e Ferenc Puskas, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të futbollit.
Ronaldo shënoi gol të bukur me kokë në triumfin e Portugalisë 7:0 kundër Andorrës në një ndeshje miqësore të mërkurën.
Ky ishte goli i 746-të i Ronaldos në karrierë, aq sa ka edhe legjenda e Hungarisë dhe Real Madridit.
Vetëm Josef Bican, Romario dhe Pele kanë më shumë gola se Ronaldo.
Pele prin me 805 gola, duke i lënë prapa Romarion me 772 gola dhe Bican me 767 gola.
Rekordi tjetër historik që CR7 e synon është atë për gola të shënuar për kombëtare më së shumti në histori.
Ronaldo është i dyti, kundër Andorrës e shënoi golin e 102.
Ai e ka objektiv të thyejë rekordin e iranianit, Ali Daei, që i ka varur atletet me 109 gola me fanellën e Iranit.
Ronaldo është vetëm shtatë gola larg këtij rekordi që tashmë nuk duket i paarritshëm për portugezin, por po për shumë futbollistë që vështirë se do ta arrijnë ndonjëherë. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...