Cristiano Ronaldo e mbulon me shallë fytyrën për t’iu shmangur tifozëve

16:24 | 10 Janar 2018
Arbresh Info

Cristiano tentoi për të fshehur fytyrën e tij nga tifozët derisa po largohej nga një restauruan në Madird mbrëmjen e së martës.

32-vjeçari mbuloi fytyrën e tij me një shallë të zezë në përpjekje për t’iu shmangur tifozëve nga njohja e tij derisa po ecte drejt veturës, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht maskimit, tifozët iu afruan për ta parë nga afër ish sulmuesin e Manchester United.

Cristiano Ronaldo duket se do të pushoj në ndeshjen e sotme në kuadër të Kupës së Mbretit kundër Numancias. Gjiganti spanjoll ka fituar takimin e parë të zhvilluar në kuadër të xhiros së 1/8-së me rezultat 3 me 0.

Ylli portugez dhe bashkëlojtarët e tij në Real Madrid janë të zemëruar pas dështimit për të fituar ndeshjen në vikend kundër Celta Vigos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme