Cristiano Ronaldo: E dua këtë klub

23:51 | 26 Janar 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo insiston se dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Real Madrid pavarësisht thashethemeve rreth të ardhmes së tij.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë i ka dhënë fund spekulimeve duke tregon se dëshiron të vazhdojë qëndrimin në klubin aktual, transmeton portali arbresh.info.

“Sigurisht, më pëlqen të jetojë këtu. Kam jetuar në këtë qytet që nga viti 2009 dhe më pëlqen moti dhe njerëzit”, citohet të ketë thënë Ronaldo për faqen kinez ‘Dongqiudi‘.

“Është afër Portugalisë dhe ju mund të shkoni aty me veturë. Spanja është një vend i mrekullueshëm, më pëlqen. Sigurisht, dua të qëndrojë këtu, me dua këtë klub”

“Kjo ndjenjë është e jashtëzakonshme. Është diçka për të cilën kam ëndërruar gjithmonë. Tani, plani im për tu pensionuar në moshën 41 vjeçare ndoshta do të jetë pak më i vështirë për tu arritur dhe tani jam duke jetuar momentin”

Ronaldo ka realizuar gjashtë gola deri tani këtë sezon në La Liga./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme