Google ADS

Cristiano Ronaldo e do David De Gean në Real Madrid

21:54 | 16 Maj 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo thuhet se është duke e mbështetur Real Madridin për të transferuar David De Gean.

Ylli i Manchester United është një shënjestër afatgjate e gjigantit spanjoll, transmeton portali arbresh.info. 26-vjeçari ishte afër transferimit në Real Madridit gjatë vitit 2015, por një gabim i vogël në dokumente bërë që marrëveshja të dështojë.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke kërkuar transferimin e yllit të Manchester United si një zëvendësues të Keylor Navasit.

Lexo edhe: Sulmuesi i Real Madridit zgjedh klubin e ri (FOTO)

Drejtori i klubit ka kërkuar mendimet e yjeve të tij në transferimin e David De Geas.

Gazeta e lartpërmendur shton se Ronaldo, Sergio Ramos dhe Marcelo të gjithë kanë përkrahur transferimin e De Geas gjatë verës në ‘Santiago Bernabeu’.

Megjithatë, Zinedine Zidane raportohet se është kundër nënshkrimit me yllin e “Djajve të Kuq” pasi dëshiron ende të qëndrojë me Keylor Navasin./arbresh.info

Të ngjashme