Presidenti i La Ligas, Javier Tebas thotë se është i shqetësuar që Paris Saint Germain është në gjendje të blejë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin pas transferimit jashtëzakonisht të diskutuar të Neymarit këtë verë.
PSG shpenzoi një shumë madhështore prej 222 milionë euro për të siguruar shërbimet e Neymarit nga Barcelona në fillim të muajit gusht, megjithëse La Liga thuhet se është përpjekur për të bllokuar që ky transferim të ndodhë, transmeton portali arbresh.info.
Tebas vazhdon të kërkojë nga UEFA që të hetojë PSG-në për thyerjen e rregullave të FFP-së duke pranuar që gjiganti francez në të ardhmen mund të sigurojë edhe emra më të mëdhenj.
Ronaldo dhe Messi kanë qenë dy futbollistët më të mirë në botë për dekadën e fundit duke zmadhuar La Ligan me performancat e tyre të shkëlqyer për Real Madridin dhe Barcelonën.
Duke folur për këtë çështje, Tebas ka ngritur shqetësim rreth të ardhmes së futbollit spanjoll.
“UEFA dhe institucionet e tjera duhet të kryejnë hetime”, ka thënë Tebas. “Këtu ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm kur të hollat vijnë nga shtetet”
“Klauzolat e Ronaldos dhe Messit janë të larta, por nëse PSG dëshiron, ata thjeshtë mund t’i blejnë ata”
“Ata janë duke qeshur me këtë sistem”
PSG duket se i është shmangur rregullave nga FFP-ja me huazimin e Kylian Mbappes, marrëveshja e të cilit me shumën prej 166 milionë do të bëhet permanente verën e ardhshme./arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...