Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet, Reali mendon për katër futbollistë

08:21 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Gjërat nuk janë duke shkuar mirë deri tani këtë sezon te Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo raportohet se nuk është i kënaqur.

Përveç faktit që ata janë duke qëndruar 10 pikë prapa Barcelonës në garën për titull në La Liga, ata rrezikojnë humbjen e kreut në Grupin H në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Për shkak të rezultateve të dobëta dhe analizave deri tani këtë sezon, Zinedine Zidane ka nevojë për të gjetur zgjidhje në mënyrë për t’iu shmangur një situate edhe më të vështirë.

Sa i përket Ronaldos, 32-vjeçari ka shënuar vetëm tetë gola brenda 14 paraqitjeve këtë sezon, gjë që për të është sigurisht një lloj krize, veçanërisht nëse konsiderohet fakti që ka gjetur portën vetëm një herë në tetë paraqitje në La Liga.

Problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me atë që është duke ndodhur në fushë dhe sipas ekspertit të futbollit spanjoll Guillem Balague, superylli portugez dëshiron të largohet nga Madridi.

“Po, ai i ka thënë Realit dhe Florentino Perezit se dëshiron të largohet. Ai është sërish i shqetësuar”, ka thënë Balague për ‘Sky Sports’.

“Por, presidenti i Madridi ka thënë se nuk ka shans që ai të largohet sepse ka një klauzolë të lëshimit prej 1 miliardë euro. Pra, këtu nuk ka shans që Ronaldos t’i lejohet largimi”

Balague shton që një numër i madh emrave janë të lidhur si transferimeve madhështore për të zëvendësuar atë ose për të rritur shpresat e Real Madridit që të vazhdoj me nivelin impresiv si në vitet e fundit.

Antoine Griezmann, Eden Hazard, Harry Kane dhe Robert Lewandowski janë emrat që janë duke u përmendur për të zënë pozitën e tij.

Mbetet të shihet se ndonjëri prej këtyre individëve do të arrijë, por kjo nuk do të ndodhë deri në vitin e ardhshëm dhe deri atëherë Madridi, Zidane dhe Ronaldo duket t’i gjejnë përgjigje probleme të tyre pa ndihmën e përforcimeve./arbresh.info/

Të ngjashme